Lufta në Ukrainë, reagon edhe presidenti i FIFA-s

Futboll

Lufta në Ukrainë, reagon edhe presidenti i FIFA-s

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:00
Lufta në Ukrainë, reagon edhe presidenti i FIFA-s

Situata vazhdon të jetë shumë e rëndë në Ukrainë, me Rusinë që nuk heq dorë nga sulmet me synimin që ta pushtojë.

Kjo situatë e rënduar, përpos aspektit politik dhe atij human, ka ndikuar edhe në sport, ku kampionati ukrainas është ndërprerë, teksa me shumë gjasa finalja e Ligës së Kampionëve që është planifikuar të zhvillohet në “St.Petersburg” do ndryshojë destinacion.

Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili shpreson që të ndërpritet sa më shpejtë kjo armiqësi.

“Si të gjithë, këtë mëngjes u zgjuam dhe të tronditur nga ajo që pamë, shumë të shqetësuar për situatën.

FIFA shpreson  për një ndërprerje të shpejtë të armiqësive dhe për paqen në Ukrainë”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat