Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja më interesante e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku në stadiumin “Diego Armando Maradona” Napoli pret në shtëpi Barcelonën.
Ndeshja e parë e fazës së eliminatoreve të kësaj gare u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”, ku Barcelona arriti të barazojë 1:1 me Napolin.
Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Napoli barazoi 1:1 me Cagliarin, kurse Barcelona e mposhti me rezultat 4:1 skuadrën e Valencias.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të shumta të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Anguissa, Lobotka, Lozano, Malcuit dhe Tuanzebe, kurse te Barça nuk do të paraqiten Umtiti, Alves, Balde, Depay, Ezzalzouli, Fati, Lenglet dhe Roberto.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Napoli (4-2-3-1): Meret; Rui, Rrahmani, Koulibaly, Di Lorenzo; Demme, Ruiz; Insigne, Zielinski, Elmas; Osimhen
Barcelona (4-3-3): Ter-Stegen; Araujo, Pique, Dest, Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Traore, Aubameyang, Torres
21:00 Napoli – Barcelona (Stadiumi Diego Armando Maradona)