Atalanta është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League. Nuk pritej një Atalantë kaq “bombarduese” në stadiumin “Georgios Karaiskakis”.
Atalanta ngadhënjen me rezultat 3:0 ndaj Olympiacos-it.
Vendasit nuk i qëndruan presionit të skuadrës nga Bergamo.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Atalantës.
Futbollistët Maehle (40’) e Malinovsdky (67' e 69') shënuan për fitoren e thellë.
Skuadra italiane sfidën e parë e fitoi me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet më tej.