Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, me Lazion eliminohen nga garat e Europa League në futboll.
Strakosha u paraqit titullar e Hysaj nga minuta e 54-të.
Lazio barazon si vendas me rezultat 2:2 me skuadrën portugeze Porto, por kanë pësuar humbje me rezultat 2:1 në takimin e parë.
Taremi (31') e Uribe (68') shënuan për Porton dhe Immobile (19'), Cataldi (90+5') për Lazion.
Porto me rezultat të përgjithshëm 4:3 kualifikohet më tej.