Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes Dinamo Zagrebit dhe Sevillas, ku nikoqirët kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1:0.
Pavarësisht fitores si vendas, Dinamo nuk arriti ta eliminojë Sevillan nga Liga e Evropës, pasi që kjo e fundit vazhdon tutje në çerekfinale.
Në ndeshjen e parë të fazës së eliminatoreve të kësaj gare, Sevilla si vendase shënoi fitore 3:1, duke bërë kështu që në rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve, skuadra spanjolle të vazhdojë tutje me rezultat final 3:2.
Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e shënoi sulmuesi Mislav Orsic nga pika e bardhë në minutën e 65’ të ndeshjes.
Rezultati final i ndeshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Sevillas është 1:0 në favor të kroatëve.
Rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 3:2 në favor të Sevillas.