Arsenal nuk gabon në stadiumin "Emirates", duke shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Wolves-it, në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të Premier League.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit titullar për Arsenalin.
Mysafirët avancuan në minutën e 10-të me golin e Hwang Hee-Chan, duke shkaktuar në një formë tronditje të vendasit.
Në minutën e 82-të Pepe nga afërsia shënon pa telashe për 1:1.
Lacazette në minutën e 90+5 shënon për fitoren e madhe të Arsenalit.
Arsenali renditet në vend të pestë me 45 pikë e Wolves është i shtati me 40 sosh pas 26 jave.