UEFA i ka marrë disa vendime sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të saj në Nyon të Zvicrës.
Përpos finales së Ligës së Kampionëve, të cilën e zhvendosi në Paris, shtëpia e futbollit evropian vendosi edhe për klubet ukrainase dhe ato ruse.
Me këtë rast, UEFA njofton se klubet dhe klubet dhe Kombëtaret e këtyre dy shteteve, të cilat do të garojnë në kompeticionet që i organizon UEFA, do të duhet që ndeshjet e tyre në shtëpi t’i zhvillojnë në shtete neutrale, pra jashtë vendit, derisa të përmirësohet situata dhe deri në një njoftim të ri të UEFA-s.
Kombëtarja e Ukrainës ka angazhime muajin tjetër në play-off të Botërorit, ndërsa edhe klubet e këtyre dy shteteve po marrin pjesë në gara evropiane.