Ndonëse ditëve të fundit është folur se sulmuesi belg Romelu Lukaku, po kërkon largimin nga Chelsea, megjithatë, belgu është i vendosur që të qëndrojë në Londër.
Reprezentuesi i Belgjikës, nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Blutë” e Londrës, por sipas medieve angleze, lojtari nuk po planifikon largimin nga ‘Stamford Bridge’.
“Pavarësisht periudhës së vështirë në Chelsea, Romelu Lukaku nuk po planifikon të largohet nga londinezët”, shkruajnë mediet në ishull.
Ndryshe, belgu është i lidhur me transferimin në Itali, tek skuadra e Interit.