Simone Inzaghit dhe Interit u duhet patjetër të re agojnë dhe të marrin tri pikë ndaj Genoas sot në mbrëmje, në një kampionat që nuk lejon më hapa fals.
Këtë e di mirë trajneri që në konferencën për shtyp para ndeshjes kërkoi rinisjen e skuadrës dhe pohoi edhe një herë objektivat e ekipit, që ndryshe nga deklarata e Marotës para disa ditësh, nuk përmendi fjalën titull.
Çfarë ndeshjeje prisni?
"Gjejmë një kundërshtar që luan mirë dhe mbi të gjitha ka një motiv të rëndësishëm: mbijetesën. Do të jetë delikate, duhet të kemi kujdes", ka thënë Inzaghi.