Tifozët turq të Fenerbahçes kanë shpërthyer me fyerje kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me urdhër të të cilit ushtria ruse e ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Gjatë ndeshjes Slavia Praga – Fenerbahçe (3:2), e zhvilluar mbrëmë n mbrëmë në Çeki për Conference League, përveç transparentëve me mbishkrimin “Ndal Luftën”, tifozët turq kanë ofenduar në kore presidentin rus.
“Ai duket si k**, fytyrë e keqe, biri i k*, Vladimir Putin”, ishte kori i ultrasve të Fenerbahçes.
Edhe tifozët çekë janë solidarizuar me Ukrainën.