Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për raundin e 1/8-tave.
Goglat rezervuan përballje interesante ku mund të veçohet përballja mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen, por edhe ajo mes gjashtë herë kampionëve të këtij kompeticioni Sevilla dhe anglezëve të West Ham.
Sakaq, Barcelona e cila eliminoi Napolin, do të përballet me Galatasaray teksa ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars.
Shorti i Europa League, faza e 1/8-tave:
Rangers-Crvena Zvezda
Braga-Monaco
Porto-Lyon
Atalanta-Bayer Leverkusen
Sevilla-West Ham United
Barcelona-Galatasaray
Leipzig-Spartak Moska
Betis-Eintracht Frankfurt.