Klubi i njohur evropian e bën kapiten futbollistin e vet ukrainas!
Një tjetër gjest i madh ka ndodhur në futbollin evropian në shenj mbështetjeje për Ukrainën e pushtuar nga agresioni rus i Vladimir Putinit.
Mbrëmë në ndeshjen e Conference League, të zhvilluar në Çeki ndërmjet Slavia e Pragës – Fenerbahçe (3:2), pati solidarizim të madh për Ukrainën dhe popullin e saj që po vuan nga pushtimi rus.
Futbollistët e skuadrës çeke dolën në fushë me bluza që kishin mbishkrimin “Ne jemi me Ukrainën”.