E ardhmja e sulmuesit te AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviçit ende është në dilemë.
Veterani i ‘Rossonerëve’, gjatë këtij sezoni, ka vuajtur goxha shumë për shkak të lëndimeve.
Trajneri i milanistëve, Stefano Pioli duke folur për mediet italiane, ka thënë se është në dorën e Ibrës nëse ai dëshiron ta vazhdojë kontratën.
“Është tërësisht në dorën e Zlatan Ibrahimovicit nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën”, tha Pioli, transmeton RTKLive.com.
Ish-ylli i disa skuadrave të mëdha evropiane, por që ka bërë karrierë edhe në Amerikë, tashmë është duke shkuar drejt fundit të karrierës.
Ky sezon mund jetë i fundit për sulmuesin suedez.