Gjatë një konference për shtyp, Gonzalo Higuain foli për tërheqjen nga futbolli të bashkatdhetarit të tij, Sergio Aguero.
“Uroj që ai të jetë i lumtur dhe të gjejë diçka që e emocionon. Shëndeti është i pari.
Kemi ndarë shumë vite së bashku dhe i uroj më të mirat.
Është e qartë se asnjë futbollist nuk dëshiron të tërhiqet kështu, kur vetë nuk dëshiron, – tha ish-sulmuesi i Milanit, Napolit dhe Juventusit. – Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme.
Sergio u bë golashënuesi më i mirë i huaj në ligën angleze, çfarë tjetër mund të fitojë?
Ndoshta i ka munguar Champions League, por kjo nuk e ndryshon cilësinë e lojtarit dhe mënyrën se si do të mbahet mend”.