Lufta në Ukrainë, flet gruaja e futbollistit të njohur

Futboll

Lufta në Ukrainë, flet gruaja e futbollistit të njohur

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Lufta në Ukrainë, flet gruaja e futbollistit të njohur

“Një burrë i vërtetë”. Kështu e ka pagëzuar Roksana Malinovska, gruaja e “playmaker”-it të Atalantës, Ruslan Malinovskyi.

Po flasim për bashkëshortin e saj, i cili dje zbuloi bluzën e bardhë poshtë fanellës, ku kishte shkruar: “Jo luftës në Ukrainë”.

Këtë demonstrim e bëri pas dyfishimit të rezultatit ndaj Olympiacos.

“Gasperini e pyeti nëse donte të pushtonte, – tha ajo për “Tuttosport”, – por Ruslan u tregua i gatshëm, i fortë. E bëri këtë edhe pse përbrenda vuan jashtëzakonisht shumë. Familja e tij jeton afër Kievit, shpresoj që ekipi ta kuptojë atë që ndjen dhe ta ndihmojë”.

Nga ana tjetër, të afërmit e Roksanës jetojnë në Odessa, një qytet në Detin e Zi, ndër të parët që u sulmua nga rusët: “Dje sulmuan bazën detare dhe të gjitha aeroportet. Iu thashë prindërve të mi që të mos largohen nga shtëpia.

Ka njerëz që po ikin nga Ukraina, por ku planifikojnë të shkojnë? Apeli është të mos lëvizet nga shtëpitë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat