Trepça ’89 nga Mitrovica nuk ka të ndalur, shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj rivalit të vjetër Vëllaznimit nga Gjakova.
’89-shi vazhdon me hapa të sigurt drejt rikthimit në elitë.
Me një lojë të mirë mitrovicasit arritën edhe tre pikë me peshë të madhe.
Pas javës së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, Trepça ‘89 kryeson me 33 pikë, ka 11 më shumë se Vëllaznimi që pozicionohen në pozitën e dytë.