Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 25.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 21-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto, u vendos që portieri i Gjilanit, Enea Koliqi të dënohet me dy ndeshjes mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Koliqi kishte luajtur me dorë jashtë zonës së tij në ndeshjen ndaj Dukagjinit, për çka edhe u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ndeshja u mbyll me fitoren e gjilanasve, me rezultat 2-1. Të gjitha golat u shënuan nga pika e bardhë.
Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor:
Lojtari i SC”Gjilani” Enea Koliqi me nr ID.020199M86. Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, duke i mohuar kundërshtarit mundësinë e shënimit të golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Dukagjini. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.