Dorëzohet Chelsea

Futboll

Dorëzohet Chelsea

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:28
Dorëzohet Chelsea

Andreas Christensen është një nga lojtarët e Chelsea që ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Qendërmbrojtësi danez ka zhvilluar 24 ndeshje me kampionët e Evropës këtë sezon.

Barcelona dhe Bayern Munchen janë dy klubet e interesuara për 25-vjeçarin.

Te Chelsea janë dorëzuar në lidhje me rinovimin, dhe Christensen do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Shokët e skuadrës janë të bindur se Christensen do të transferohet në “Camp Nou”, por agjentët e tij po bisedojnë edhe me Bayern Munchen, që e sheh lojtarin viking si pasardhësin e Niklas Sule.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat