Sergio Busquets është duke i kaluar vitet e fundit të eksperiencës në Barcelonë.
Futbollisti spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet me Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.
E tash, 33 vjeçari po mendon që ta mbyllë kapitullin e jashtëzakonshëm me gjigantin katalunasit.
Veterani i mesfushës është i hapur për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ekipin Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll, “Mundo Deportivo”.
Gjithashtu, përfaqësuesi spanjoll përtej Atlantikut mund të luajë së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët po ashtu mund t’i luajnë vitet e fundit të karrierës në ligën MLS.