Real Madrid dëshiron rikthimin e Fran Garcias

Futboll

Real Madrid dëshiron rikthimin e Fran Garcias

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Real Madrid dëshiron rikthimin e Fran Garcias

Klubi spanjoll, Real Madrid dëshiron rikthimin e Fran Garcia-s në ‘Bernabeu’, raporton “AS”.

Mbrojtësi i majtë verën e kaluar iu bashkua Rayo Vallencao-s, por madrilenët ende zotërojnë 50 përqind të drejtave të lojtarit.

Skuadra ‘merenguese’ është duke menduar rikthimin e 22 vjeçarit në skuadër.

Garcia, i cili po bën një sezon të mirë me Vallecanon, shihet se pasues i brazilianit Marcelo, ky i fundit sipas të gjitha gjasave, gjatë verë që po vjen, do t’i thotë lamtumirën Real Madridi.

Mësohet se tashmë krerët e Realit kanë kontaktuar lojtarin të cilit janë kanë bërë të ditur se dëshirojnë rikthimin e tij në Madrid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat