Trajneri i Bayerni: Lufta na ka tronditur

Futboll

Trajneri i Bayerni: Lufta na ka tronditur

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Trajneri i Bayerni: Lufta na ka tronditur

Ndeshja ndaj Greuth Furth është shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës kampione drejt titullit të 32-të në Bundesligë. Pas fitores së vuajtur në shtëpi ndaj Grez=uth Furth, Bayerni luan sot në transfertën e Frankfurtit një ndeshje “jetike”.

Trajneri i skuadrës, Julian Nagelsman, tha se ekipi i tij nuk është në krizë dhe këtë do ta vërtetojë edhe në ndeshjen e sotme.

"Si po e përjetoni situatën në Ukrainë? Jam i shokuar! Dhe gjithashtu i trembur.

Gjithçka po ndodh në një shtet ku jo shumë kohë më parë ishim duke luajtur futboll. Jam kundër luftës në çdo formë që zhvillohet ajo.

Nuk është e lehtë për të folur për futboll në një kohë të tillë. Është më shumë se tmerruese dhe dramatike. Nuk ka asnjë rrugë drejt paqes, paqja është rruga. Ky duhet të jetë slogani pasi nuk ka rrugë tjetër.", tha Julian Nagelsman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat