Xherdan Shaqiri para sprovës së madhe! Çfarë thotë Tom Bogert?

Futboll

Xherdan Shaqiri para sprovës së madhe! Çfarë thotë Tom Bogert?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:23
Xherdan Shaqiri para sprovës së madhe! Çfarë thotë Tom Bogert?

Daulle, valëvitje flamujsh, brohoritje. Ishte mikpritja për Xherdan Shaqirin para nisjes së tij zyrtare në Chicago, kjo flet shumë. Tifozët e Chicagos janë të emocionuar dhe kanë pritshmëri të mëdha nga ylli i Kombëtares së ZVicrës. Shaqiri zgjon ëndrrat e play-off-it, madje edhe ëndrrat për titull, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

“Është një lëvizje fantastike. Shaqiri është vetëm 30 vjeç, ndoshta do të luajë një rol kyç për Zvicrën në Kupën e Botës gjatë këtij viti dhe është një nga lojtarët më të mirë në MLS”, tha së fundmi reporteri amerikan Tom Bogert për ‘Blick’.

Chicago Fire është një nga gjithsej 28 ekipe që përbëjnë Ligën e Futbollit amerikan (MLS). Tre prej tyre (Toronto, Montreal dhe Vancover) janë nga Kanadaja.

Pjesëmarrësit janë të ndarë në lindje dhe perëndim e Chicago që duhet të futet në shtatë të parat në "Konferencën Lindore" në "Sezonin e Rregullt" për të marrë një biletë në play-off. 

Lufta e parë serioze në Major League Soccer (MLS) është të dielën mbrëma (mesnatë sipas kohës sonë).  Inter – Chocago luhet sonte në orën 24.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat