Shpërthimi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka nisur t’i shpërfaqë efektet e para edhe në botën e sportit. Në fakt, futbollisti ukrainas Yaroslav Rakitskiy është përjashtuar nga ekipi i tij i deritashëm, Zenit St. Petersburg.
Qendërmbrojtësi së fundmi e shfaqi hapur qëndrimin e tij kundër luftës së nisur nga Rusia, e cila e sulmoi ushtarakisht vendin e tij.
Dhe, këto deklarata i kanë kushtuar futbollistit me përjashtim nga klubi rus.
Rakitskiy e kishte postuar një fotografi të Ukrainës në faqen e tij në Instagram duke shkruar: “Unë jam ukrainas. Paqe në Ukrainë. Ndal luftën”, në solidarizim me kombin e tij.