Valmir Veliu trim i ndeshjes, Llapi i afrohet kreut 

Futboll

Valmir Veliu trim i ndeshjes, Llapi i afrohet kreut 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:33
Valmir Veliu trim i ndeshjes, Llapi i afrohet kreut 

Futbollisti Valmir Veliu është trim i fitores së Llapit nga Podujeva. 

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 28-të, Valmir Veliu, këmbëshpejti, për bukuri godet dhe e mposht portierin e Malishevës, Gashi, 1:0.

Në minutën e 44-të, Valmir Veliu nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë të tij, 2:0.
Benjamin Emini i Llapit, në minutën e 72-të u përjashtua me karton të kuq, por kjo epërsi nuk i mjaftoi Malishevës që të thyejë rezultatin.

Në minutën e 84-të, Arbnor Ramadani, shënon dhe heq të gjitha dilemat, thellon fitoren në 3:0. 

Llapi zë vendin e katërt me 39 pikë, ka 6 me pak se lideri Ballkani dhe Malisheva renditet e shtata me 23 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat