Mesfushori turk Hakan Calhanoglu pas vetëm një sezoni, mund ta mbyll aventurën tek Interi.
Turku, i cili verën e kaluar iu bashkua internistëve nga rivali i përbetuar AC Milan, mund të nis një aventure të re në futbollin evropian, por jo në Itali.
Është klubi i madh anglez, Manchester United që ka shprehur interesim për Calhanoglu.
Sipas gazetarit të transferimeve Rudy Galetti, ‘Djajtë e Kuq’ synojnë ta transferojnë turkun, i cili është njëri ndër futbollistët kryesor tek Interi.
Calhanoglu me Interin ka kontratë deri në vitin 2024, por lojtari në verën që vjen mund të ndahet me skuadrën italian për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.