Ballkani nga Theranda ka triumfuar në derbin e madh, duke e mundur me rezultat 1:0 Dritën në Gjilan.
Drita zhgënjen rreth 1500 shikues, ndërsa Ballkani i kryetrajnerit Ilir Daja me trepikëshin e importuar, përforcon kreun e tabelës.
Gjithçka u vendosë në minutën e 71-t, Gripshi harkon për mrekulli në shtyllën e dytë, Jashanica e ndërroi kahjen e topit dhe Solomon shënoi për fitoren e madhe, 0:1.
Pas javës së 22-të, Ballkani kryeson me 45 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 42, Dritën 41, Llapin me 39 pikë etj.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i zhgënjyer e lëshon fushën, një humbje që nuk kapërdihet lehtë. Ballkani në festë.