Futbollistët brazilianë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në Ukrainë, derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë në këtë vend.
Në ditën e parë të luftimeve, më saktësisht para tri ditësh, futbollistët brazilianë që luajnë në Shakhtar Donetsk dhe në Dinamo Kiev, e postuan një video, përmes së cilës kërkonin nga autoritetet braziliane që ta mundësojnë largimin e tyre të sigurt nga vendi i rrezikuar.
E tash, pas 48 orësh, ata kanë dalë me një tjetër apel përmes videos së re.
“Na ndihmoni të largohemi nga vendi”, thonë ata.
Futbollistët dhe familjet e tyre janë ngujuar në një hotel në Kiev dhe përmes rrjeteve sociale vazhdojnë të kërkojnë ndihmë pasi ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të rrezikuar.