Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin, shkëlqejnë si mysafirë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Ingolstadt-in.
St. Pauli lufton fuqishëm që të ngritët në Bundesliga I.
Për St. Paulin shënuan Kyereh (22'), Burgstaller (37'), Makienok (55') dhe për Ingolstadt Eckert (35').
Paçarada ka asistuar në golin e tretë.
Futbollisti Paçarada si zakonisht titullar, duke treguar angazhim të madh në fushën e lojës.
Ai i dha siguri repartit të mbrojtjes dhe si zakonisht frytdhënës edhe në vijën e sulmit.
Paçarada është ndër më të mirët në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore”. Paçarada u zëvendësua në minutën e 90+1.
Guido Burgstaller i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 7.8.
St. Pauli kryeson me 44 pikë pas 24 jave por ka dy pike e një ndeshje më shumë se Werderi në vend të dytë dhe Ingolstadt është i fundit me 15 sosh.