Formacionet zyrtare të United dhe Watford

Futboll

Formacionet zyrtare të United dhe Watford

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:27
United dhe Watford

Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Old Trafford”, ku gjigandi anglez Manchester United pret në shtëpi Watfordin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Manchester United e mposhti me rezultat 4:2 skuadrën e Leeds, kurse Watfordi pësoi humbje me rezultat 4:1 kundër Crystal Palace.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 28 pikë në tabelë, ku United zë vendin e katërt me gjithsej 46 pikë, krahas Watfordit që renditet në vendin e 19 me vetëm 18 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Cavani dhe McTominay, kurse te Watfordi do të mungojnë N’Koulou dhe Etebo.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Telles, Varane, Lindelof, Wan-Bissaka; Matic, Fred; Pogba, Fernandes, Elanga; Ronaldo

Watford (4-3-3): Foster; Ngakia, Cathcart, Samir, Kamara; Sissoko, Louza, Cleverly; Sarr, King, Dennis

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat