Egnatia arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Kastriotit në javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.
Për mikrofonin e “Super Sport”, futbollisti i Egnatias, Ilirid Ademi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.
Të them të drejtën kam pasur raste për gol dhe ato nuk humben në këto ndeshje. Duhen që të shënohen që të jesh më i qetë, ekipi të jetë në avantazh. E dinim që sfida do ishte e vështirë, por ne dolëm me tre pikë në fund dhe kjo është më e rëndësishmja.
Lojtarët kanë ecur shumë mirë çdo ndeshje. Edhe unë kam ecur shumë mirë, kam luajtur, kam shënuar dhe kjo e ndihmon dhe ekipin.
E dinim çfarë na pret në këto ndeshje. E dinim po t’i fitonim këto do ishim më të qetë. Aty ndodhet dhe Dinamo me Teutën, por rivalitetin e shohim me Kastriotin dhe Skënderbeun. Kur shohim që Dinamo barazon kjo na bën të shpresojmë dhe më shumë.
Fundja goli ishte shumë i bukur dhe e ndihmoi ekipin, kjo ka rëndësi.