Coutinho nuk është penduar që ka lënë Liverpoolin për Barcelonën

Futboll

Coutinho nuk është penduar që ka lënë Liverpoolin për Barcelonën

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:13
Philippe Coutinho

Ylli brazilian Philippe Coutinho thotë se nuk është penduar për vendimin që e ka marrë në të kaluarën për tu larguar nga Liverpooli vetëm për t’iu bashkuar gjigandit katalunas Barcelona.

Coutinho kaloi afro pesë vite në “Anfield” me Liverpoolin, para se të arrijë marrëveshje që t’i bashkohet Barcelonës në janar të vitit 2018 për një shumë afro 150 milionë eurosh.

Ndërkaq, këtë janar Coutinho iu bashkua skuadrës angleze Aston Villa në formë huazimi nga Barcelona, ku te kjo e fundit arriti të bëjë 25 gola dhe 14 asistime në 106 paraqitje.

Në një intervistë për “ESPN”, Coutinho u pyet nëse është penduar që la Liverpoolin për Barcelonën, ku përgjigja e yllit brazilian nuk do të kënaqë tifozët e gjigandit anglez.

“Jo. Në një kohë të caktuar neve na duhet të marrim disa vendime, dhe njëra nga ëndrrat e mija ishte të luajë për Barcelonën. Në atë moment, unë vendosa që ta marrë atë vendim, por gjithmonë me respektin më të madh drejt Liverpoolit, dhe për miqësinë që kam pasur për shumë vite me klubin”, tha Coutinho.

“Në ato momente kisha nevojë që ta merrja këtë vendim dhe unë nuk jam penduar për të”, shtoi ylli brazilian.

Tani, Coutinho është rikthyer për një aventurë të dytë në Premier Ligën angleze me skuadrën e Aston Villas, tek e cila është ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli dhe tani trajner te Aston Villa, Steven Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat