Dueli xhiros së 22 në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet FC Prishtinës dhe SC Gjilanit do të zhvillohet të dielën, në stadiumin e qytetit në Therandë.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Prishtinës në “Facebook”.
Përballja mes dy skuadrave do të zhvillohet në orën 13:30.
Prishtina në stinorin pranveror asnjë ndeshje nuk e ka zhvilluar në folenë e saj, në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të punimeve që janë duke u kryer në tapetin e gjelbër.
Kryeqytetasit para këtij dueli “stacionohen” në pozitën e gjashtë me 25 pikë të mbledhura, ndërsa gjilanasit gjenden në vendin e dytë me 42 sosh.