Në futboll nuk mjafton dominimi kur nuk fiton, kështu është me Manchester Utd, skuadër që zhgënjeu adhuruesit e vet në stadiumin "Old Trafford".
Watfordi befasoi për të mirë duke u nda baras (0:0) me Manchester Utd e Ronaldos dhe Pogbas.
Pas humbjes 1:4 nga Crystal Palace, sot doli shumë më mirë në duel me "Djajtë e Kuq".
Ky barazim për Manchester Utd është sikur humbje, e për mysafirët një pikë e madhe e me shije të fitores.
Pas 27 jave në Premier League, Manchester Utd është në vend të katërt me 47 pikë e Watford-i i 19-ti me 19 sosh.