Një ndeshje e vakët ka qenë ajo e raundit të 22-të të Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Teutës, që u luajt në stadiumin e Shkodrës, në “Loro Boriçi”. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-1, me Hebaj që realizoi për durrsakët dhe Basa për “verilindorët”.
Shumë e qetë ishte pjesa e parë e këtij takimi, me rastet që ishin shumë të pakta. “Verilindorët” ishin ata që diktuan ritmin e lojës, megjithatë pa mundur t’i afroheshin saç duhej portës së Demës, e jo më pas për të finalizuar.
Ekipi i durrsakëve nga ana tjetër treguan forcë dhe karakter në pjesën e mbrojtjes, teksa nuk mund të depërtonin në gjysmëfushën e kundërshtarëve të tyre përveç disa rasteve, që nuk prodhuan asgjë.
Ndërsa në pjesën e dytë Teuta erdhi më kërkuese dhe filloi të ushtronte presion ndaj kundërshtarëve. Megjithatë do të duhej minuta e 77’ e ndeshjes, momenti kur pas një asisti nga Kotobelli, Hebaj mundi të realizonte një super gol dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij.
Goli i avantazhit i dha zemër ekipit durrsak, që në minutat e mbetura u bë më kërcënues në portën e Tafas, megjithatë pa mundur të sillte dyfishim të rezultatit.
Ndërsa në minutën e 90’ Basa do të trondiste durrsakët me një super goditje nga distanca që përfundoi në portën e Demës dhe i dha barazimin Kukësit.
Pas këtij takimi Kukësi shkëputet me 11 pikë nga Tirana e vendit të parë dhe renditet në vend të tretë, teksa Teuta renditet e gjashta dhe shkon në kuotën e 25 pikëve.
Kukësi-Teuta (1-1).