Pothuajse të gjithë klubet europiane i kanë bilancet në gjendje të keqe dhe Seria A duket se është kampionati më i goditur. Humbjet e Roma-s deri më 31 dhjetorin e 2-021-shit janë 113,7 milionë euro.
Kjo është mësuar nga relacioni semestral i publikuar nga vetë klubi ku del në pah një përkeqësim i madh në krahasim me humbjet 74.8 milionë euro të semestrit të parë të bilancit të mëparshëm.
Të ardhurat deri më 31 dhjetorin e kaluar janë 82 milionë euro, ndërsa kosto janë 132 milionë euro.
Gjërat nuk shkojnë më mirë për verdhekuqtë në fushën e lojës, me skuadrën e Jose Mourinho-s që mban vendin e 8 në renditje pas 26 javësh kampionat me 41 pikë.