Bayer Levekusen kthehet shumë shpejt te fitoja në Bundesligë pas asaj humbjeje me Mainzin (3-2) në transfertë.
“Aspirinat” triumfuan me rezultatin e thellë 3-2 përballë Arminias së Bielefeldit dhe ruajnë diferencën prej katër pikësh ndaj Frieburgut në klasifikim.
Golin e parë të sfidës së zhvilluar në “Bay Arena” e realizoi Alario pa u mbushur gjysmë ore loje, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë minimale të vendasve. Gjithsesi, “Aspirinat” nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Diaby, në minutat 57’ dhe 81.
Leverkuseni vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë në Bundesligëm, ndërsa Arminia me 25 pikë, mbetet vetëm tri pikë larg zonës së ftohtë.
Rezultatet:
Monchengladbach – Wolfsburg 2:2
Bayer Leverkusen – Arminia Bielefeld 3:0
Freiburg – Hertha Berlin 3:0
Greuther Furth – FC Koln 1:1
Union Berlin – Mainz 3:1