Bayerni nga Munihu nuk lejon befasi, fiton në Frankfurt me rezultat 1:0 ndaj Eintracht-it.
Vendasit u përpoqën deri në fund por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Futbollisti Sane në minutën e 71-të shënoi golin e fitores.
Pas javës së 24-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 58 pikë e Eintracht është i dhjeti me 31 sosh.
Duhet theksuar se Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, u solidarizua me Ukrainën.
Ai është kapiten i bavarezëve dhe shiriti ishte me dy ngjyrat e flamurit ukrainas, kaltër dhe verdhë/