Klubi i Chelseat ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me qendrimin e tyre për luftën Rusi – Ukrainë.
Klubi i Chelseat shkroi se situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese, duke potencuar se klubi përkrahë shtetin ukrainas, por pa përmendur emrin e Rusisë prej të cilëve po pushtohen ukrainasit, shkruan Insporti.
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Lutujet dhe mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë në Ukrainë. Të gjithë në klub po luten për paqe” – shkruhej në komunikatën e Chelseat.
Ndryshe, ditën e djeshme, miliarderi rus Roman Abramovich ka dorëzuar “administrimin” e klubit të Chelseat te administruesit e fondacionit të tij bamirës..