Ulpiana dhe Drenica do të ballafaqohen sot nga ora 13 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, në kuadër të xhiros së 22-të të BKT Superligës.
Lipjanasit nuk e kanë shijuar ende fitoren në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka pësuar dy humbje dhe ka marrë një barazim.
Në anën tjetër drenicasit nuk e kanë shijuar humbjen në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ku ka marrë një fitore dhe dy barazime.
Formacionet startuese:
Ulpiana: Ajeti; Rapuca, Shkalla, Makolli, Avdulli; Emini, Shala, Mustafa, Rrezi, Junior, Selimi;
Drenica: Smakiqi; Veliqi, Lushtaku, Bejta, Dushi; Thaqi, Gashi; Uka, Hamiti, Zabërgja, Rexha;
Aktualisht Drenica ndodhet e 5-ta në tabelë me 28 pikë të grumbulluara, kurse Ulpiana ndodhet e 8-ta me 19 pikë.