Ulpiana nga Lipjani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” më Lipjan.
Tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.
Ulpiana bëri lojë të mirë dhe arkëtoi tre pikë të merituara.
Golat i shënuan Goncalves (28’), Shkalla (56’), Selimi (87’) për Ulpianën dhe Uka (90+7') për Drenicën.
Në minutën e 90+4, Rezi dështon nga penalltia, për të thelluar epërsinë dhe Azem Bejta i Drenicës ndëshkohet me karton të kuq pikërisht në minutën e 90+3.
Uka ngushton humbjen në 3:1 në minutën e 90+7.
Pas javës së 22-të, Ulpiana është në vend të tetë me 22 pikë, ka 6 me pak se Drenica në pozitën e pestë.