Feronikeli nga Drenasi, që përbehet me futbollistë të rinj, ka qenë kafshatë e lehtë për Dukagjinin e Klinës.
Skuadra nga Klina ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Tre gola u shënuan në pjesën e dytë, Caioca (53’), Dallku (65’) e Januzi (82’).
‘NIkli’ është fundosur në renditje me 11 pikë dhe Dukagjini renditet i nënti me 21 sosh.