Shkupi shfrytëzon dështimin e Shkëndijes dhe thellon epërsinë në krye të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkupjanët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Tikveshit.
Për Shkupin shënuan Da Silva Inasio (41′), Adetunji (57′ - nga penalltia e 86′) dhe për Tikveshin Llazarov (77′), Hroba 88′).
Pas 21 jave, Shkupi kryeson me 51 pikë, ka dhjetë më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë.
Shkëndija si vendas dështon, luan baras (0:0) me Akademia Pandev. Pelisteri – Renova u shty për më vonë.