Trajneri i Prishtinës: Besoj që reale nuk është 2:2

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Besoj që reale nuk është 2:2

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:05
Trajneri i Prishtinës: Besoj që reale nuk është 2:2

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës.

Dy rivalët e vjetër kanë luajtur baras në takimin e zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, pasi kryeqytetasit tash e disa ndeshje po luajnë jashtë shkaku i rinovimit të “Fadil Vokrrit”.

Ndërrimi i stadiumit po shihet si problem i madh edhe nga ana e trajnerit Ibrakoviq, i cili i cilësoi si heronj futbollistët pasi po arrijnë të përshtaten në stadiume të ndryshme.

“Lojtarët e mi i kisha quajt heronj, lojtë po i luajmë në stadiumet e huaja edhe trajnimet, lojtarët duhet me i përgëzu për angazhimin” – tha Ibrakoviq.

“Nëse e shohim realisht besoj që reale nuk është 2:2, sepse besoj që kemi qenë më të mirë në ndeshje. Në pjesën e parë kemi lujtë shumë naiv” – tha Ibrakoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat