Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka deklaruar pas barazimit me Prishtinën 2-2, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.
“Rezultati është real. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë.
Prishtina filloi me bë trysni. Kur është dashur që ne të realizojmë golin e tretë, nuk i shfrytëzuam rastet dhe pësuam.
E morëm golin e parë nga gabimi ynë. Para ndeshjes kemi biseduar për ndërprerjet, edhe pse Prishtina e ka skuadrën e vogël.
Duhet me marr mësim nga kjo ndeshja”, u shpreh trajneri i Gjilanit.