Leipzig mban ritmin e Freiburg dhe Hoffenheim në Bundesliga. Nënkampionët e Gjermanisë fituan 0-1 në fushën e Bochum dhe rikthehen në vend të katërt.
Christopher Nkunku erdhi nga stoli dhe në minutën e 82-të finalizoi një aksion të nisur nga mbrojtja, duke gjetur golin e 15-të në kampionat.
Një fitore e vuajtur por shumë e rëndësishme e djemve të Domenico Tedesco që kanë si objektiv kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Leipzig vazhdon të mos njohë humbje në përballjet me Bochum dhe numëron 40 pikë pas javës së 24-t, po aq sa Freiburg dhe Hoffenheim.