Sevilla ka regjistruar një fitore të madhe në xhiron e 26-të në La Liga duke e mposhtur skuadrën e vendit të tretë, Real Betisin me rezultat të ngushtë 2-1.
Në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sevilla krijoi epërsi prej dy golave që në pjesën e parë përmes golave të realizuara nga Ivan Rakitic në minutën e 24’ dhe Haddadi në minutën e 41’.
Ishte Canales ai që realizoi golin e vetëm për mysafirët dhe atë në minutat shtesë të ndeshjes.
Kjo fitore e mban Sevillën në luftë për titull me 54 [ikë, gjashtë më pak se lideri Real Madrid. Kurse Real Betisi mbetet në vendin e tretë me 46 pikë.