Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin triumfojnë në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Lazio-s, në takimin e javës së 27-të në Serie A.
Rrahmani fiton në përballje me portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakoshën dhe mbrojtësin Elseid Hysaj.
Strakosha u paraqit standard e Hysaj nga minuta e 71-të, por me Lazion hasën në një rival të fuqishëm.
Futbollisti Insigne në minutën e 62-të ka shënuar për Napolin dhe Pedro barazon në atë të88-tën 1:1.
Në minutën e 94-të, Ruiz shënon për fitoren e madhe të Napolit.
Napoli kryeson me 57 pikë, pasojnë Milani me 57, Interi 55, Juventusi 50, Atalanta 44, Roma 44, Lazio 43 pikë etj.