Trajneri italian Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë larguar tashmë nga Ukraina. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.
Trajneri i Shakhtar Donetsk ditën e djeshme ishte larguar nga Kievi me tren dhe pas disa orë udhëtimesh, ai bashkë me stafin e kanë kaluar kufirin.
Vendimtar në këtë largim nga vendi të De Zerbit ishte mbështetja e presidentit të UEFA-s, Alexander Çeferin, i cili ka organizuar gjithçka në perfeksion.
Edhe futbollistët brazilianë të Shakhtarit dhe Dinamo Kievit u larguan nga Ukraina dje pas disa orësh udhëtimi.
Lufta në Ukrainë nisi disa ditë më parë dhe të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar.