FIFA ka zgjedhur të mos e ndalojë ekipin e futbollit të Rusisë nga garat ndërkombëtare, por organi drejtues i futbollit ka njoftuar një sërë kufizimesh.
Njoftimi vjen pas një sërë deklaratash nga federatat kombëtare të futbollit, me federatën angleze që njoftoi se skuadrat e Anglisë nuk do të luajnë ndeshje kundër Rusisë për një afat të pacaktuar.
Suedia, Polonia dhe Republika Çeke, të cilat mund të përballen me Rusinë për play-off-et kualifikuese të Kupës së Botës, kishin thënë më herët se nuk do të luanin kundër rusëve shkaku i pushtimit të Ukrainës.
Polonia dhe Rusia ishin planifikuar të përballeshin në gjysmëfinalen e play-off-it kualifikues të Kupës së Botës në Moskë më 24 mars, me fituesin që do të luante me Suedinë ose Republikën Çeke për një vend në Katar 2022.
Edhe ndeshja finale e play-off-it do të zhvillohej në Moskë nëse Rusia do të përfshihej, por deklarata e FIFA-s do të thotë se, siç janë gjërat, ndeshjet do të zhvendosen në një vend neutral.