Portieri italian Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli aktiv.
Ai të hënën ka rinovuar kontratën me Parman dhe do të jetë pjesë e ekipit italian deri në verën e vitit 2024. Lajmi është konfirmuar edhe nga Parma, ekip që bën gara në Serie B. Me rinovimin e kontratës, Buffon do të jetë aktiv deri në moshën 46-vjeçare.
“Ende nuk e ka mbyllur”, shkroi Parma në Twitter për rinovimin e kontratës së Buffonit.
44-vjeçari iu bashkua Parmas para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe deri më tani, ka regjistruar 23 paraqitje në kategorinë e dytë. Buffon karrierën si profesionist e nisi te Parma në vitin 1994 ndërsa ka qenë edhe pjesë e Juventusit e Paris Saint-Germainit.